“Dialogu për Kosovën u diskutua me vite nëpër korridore, Vuçiq mori guximin e tha publikisht”

Ndonëse shumica e kundërshtuan idenë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës, dikush doli dhe po e mbron duke e quajtur si vendim të guximshëm dhe të duhur.

Lajme

26/07/2017 16:18

Ky mendim erdhi nga zëvendëskryeministrja, Zorana Mihajloviq, e cila sot (e mërkurë) tha se nisma e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi për të nisur dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës është “ide e guximshme që e marrin vetëm  burrështetasit përgjegjës”.

“Ende nuk ka një sesion të qeverisë, por mendojë se do të flasim për propozimin e presidenti Vuçiq sepse kjo është hera e parë për një lëvizje të guximshme e një shteti përgjegjës. Unë mendoj se ne duhet të ulemi dhe të flasim”, ka thënë Mihajloviq.

Siç është deklaruar zëvendëskryeministrja serbe viteve të fundit të gjithë kanë folur për këtë temë nëpër korridore, por askush nuk e ka thënë publikisht që duhet të ulen e të flasin.

“Kjo cështje nuk ka ardhur për shkak të Edi Ramës, apo dikujt tjetër, por kjo është vërtetë cështje e Serbisë dhe Serbia do që të ec përpara. Është larg asaj që po dorëzohemi, por për tu dhënë me shumë do të thotë se duhet një bisedë serioze, e përgjegjshme andaj mendoj se kjo është shumë e mirë”, ka thënë ajo.

Me tutje, ka thënë se në një peridhë jo të largët do të arrihet të ketë dialog të brendshëm. /Lajmi.net/