Dhurata që Putin i dha Vuçiqit ka lidhje me Stalinin

Gjatë vizitës së sotme në Serbi presidenti rus Vladimir Putin e dekoroi homologun e tij serb Aleksander Vuçiq me çmimin ‘Aleksandër Nevski ‘

Lajme

17/01/2019 19:28

Këtë çmim Vuçiq e mori për shkak që ka ndihmuar në krijimin e marrëdhënieve të mira me Rusinë.

Por Vuçiq nuk duhet të krenohet që e ka fituar këtë çmim. Kjo pasi që këtë e fitojnë presidentë të shteteve jo shumë demokratike.

Presidentët e Turkmenistanit, Taxhikistanit, Kirgistanit, Kazakistanit dhe Bjellorusisë janë dekoruar me këtë çmim në të kaluarën.

Të gjitha këto vende kanë një të përbashkët, nivel të ulët të drejtave të njeriut.Më skandaloze është se ky çmim është krijuar në vitin 1942 gjatë luftës së dytë botërore nga diktatori rus i asaj kohe Stalin.