Dhuna në Kuvend, shtyhet për më 23 maj gjykimi i të akuzuarve

Procesi gjyqësor për të akuzuarit lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit është anuluar. Seanca e radhës është caktuar për më 23 maj për shkak se në seancë sot nuk u paraqit një i akuzuar.

Lajme

18/05/2017 11:41

Nëntë të akuzuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend ngarkohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”. Dy prej tyre do të sillen nga paraburgimi ndërsa dy të tjerë nga arresti shtëpiak. 30 dhunues kanë marrë padi penale, prej të cilëve dy persona akuzohen për “tentim vrasje” të deputetit Ziadin Sela.

Ndërkohë para godinës së gjykatës është tubuar një numër qytetarësh të cilët protestojnë në përkrahje të të akuzuarve.