Devolli Corporation me 10 shitore të reja “Comodita Home”

Pranvera vjen me risi të reja nga Devolli Corporation. Një histori e suksesshme 23 vjeçare e prodhimit të dyshekëve, sot është kurorëzuar edhe me hapjen e 10 shitoreve “Comodita Home” në shumë qytete të Kosovës.

Lajme

25/03/2015 13:12

“Qëllimi ynë kryesorë është që të jemi edhe më afër konsumatorit duke i ofruar dyshekë të cilësisë së lartë dhe zgjidhje për çdo moshë”, thuhet një një komunikatë të Devolli Corporation.

Përveç dyshekëve, “Comodita Home” ofron edhe produkte të tjera si: jorganë, çarçafë, jastëk, etj.

“Por nuk ndalemi me kaq, ‘Comodita Home’ është distributor  ekskluziv  për brendet e njohura botërore si: Pierre Cardin dhe Taç nga të cilat mundë të gjeni: çarçaf, jastëk, jorgan, mantel-banjoje dhe shumë artikuj të tjerë”.

Me rastin e hapjes  së  10 shitoreve të reja, “Comodita Home” ofron zbritje të madhe deri në 50%.

Shitoret “Comodita Home” mund t’i gjeni në Prishtinë (ETC,Ulpianë); Pejë (Elkos Center, përballë Hotel Dukagjinit); Prizren (ETC); Mitrovicë (ETC); Gjilan (ETC); Podujevë (ETC);  dhe Lipjan (ETC).

“Ky është vetëm fillimi, sepse ‘Comodita Home’ shumë shpejtë do të jetë prezente në të gjitha qytetet e Kosovës. Ejani, ‘Comodita Home’ ju mirëpret”!