Detyronte shqiptaren të prostituonte, arrestohet tutori
Një person u arrestua në Itali pasi kishte detyruar të prostituonte një 17-vjeçare shqiptare.

Lajme
Mediat italiane bëjnë me dije se vajza shqiptare kishte mbërritur në Itali para disa muajsh bashkë me mikun e saj.
Ata qëndronin në banesën e të arrestuarit, i cili ishte shok me të njohurin e 17-vjeçares shqiptare që e kishte detyruar atë që të prostituonte.
7 persona të tjerë ranë në prangat e policisë gjatë operacionit të zhvilluar në zonën Villaricca.