Detaje ekskluzive nga kënga e re e Robert Berishës me artistin xhamajkan

Kanë kaluar vetëm një muaj nga publikimi i këngës së fundit të Robert Berishës "Pa ty".

ShowBiz

04/08/2018 18:24

Ndërsa tani, përmes një postimi të publikuar në Instagram, Roberti bën të ditur se vjen në duet me një artist të Xhamajkës, shkruan lajmi net.

Për lajmi.net, Robert Berisha jep detaje ekskluzive rreth këngës i cili tregon se do të publikohet shumë shpejt.

“Kënga është e punuar nga Nertil Morina, javën tjetër fillojmë me xhirimet e klipit, po ashtu kënga është dancehall ku refreni do të jetë shqip ndërsa strofat tjerë do jenë në gjuhën angleze”, thotë ai.

Është Era Istrefi, ajo që javën e kaluar solli duetin me një xhamajkan të njohur si Koshens, “Oh God”, teksa presim se çfarë do sjell Berisha.

Nga ana tjetër për të gjithë ata që nuk e dinë, Bay-C është një këngëtar i suksesshëm xhamajkan, i cili është bërë i njohur në të gjithë botën me hite të ndryshme e që kryeson edhe listat e MTV-së. /Lajmi.net/