Dështon opozita, nuk miratohet rezoluta për 53 milionëshin e Bechtel Enkas

Me 47 vota kundër Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga opozita, në lidhje me interpelancën e kryeministrit, për borxhin prej 53 milionë eurove ndaj Bechtel Enkas.

Lajme

12/07/2018 15:02

37 deputetë tjerë votuan për kurse vetëm një abstenoi, raporton lajmi.net.

Rezoluta që u lexua nga Glauk Konjufca nxiti debat në Kuvend, ku partitë në koalicion kritikuan opozitën se e kanë ndryshuar tekstin e rezolutës.

Kjo rezolutë u përkrahë vetëm nga LDK-ja, VV-ja dhe PSD-ja.

Votimit i ka paraprirë një debat i gjatë për rezolutën, të cilën e prezantoi shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“1. Qeveria ta anulojë vendimin për aprovimin e kërkesës së konzorciumit Ebchtel Enka. 2. Pas anulimit të vendimit qeveria të fillojë procedurat pqr koston e re për zgjatjen e afatit të punimeve 3. Brenda 10 ditësh të sjellë në kuvend dosjen e plotë të studimit që fizibilitetitn kontRatën e Bechtel Enkan pasqyrën e pagesave për çdo këst. 4. Qeveria të paraqes me shkrim para kuvendit arsyet e pagesës së 53 milionëve shtesë. 5. Zyra e Auditorit të hartoj raport të auditimit. 6. Qeveria të publikoj në faqet zyrtare pjesët e pa sanksionuara të kontratës dhe dokumentet e tjera të kësaj kontratë”, tha Konjufca.

Ndërkaq, Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlametar, tha se kjo rezolutë nuk është diskutuar asnjëherë.

“Në tentimin që kemi pas për harmonizim kemi qenë afër por nuk kemi arrit kjo rezolutë nuk është diskutu asnjëherë është kontrabandim”, theksoi Krasniqi.

Shefi i grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, në anën tjetër, tha se nuk ka asnjë kuptim që të paguhet një shumë pa e parë kontratën.

“Pajtohem me këtë rezolutë, nuk ka asnjë kuptim që të paguhet as edhe një cent pa e parë kontratën”, deklaroi Zeka.

Muharrem Nitaj nga AAK ftoj deputetët që të votojnë kundër kësaj rezolute.

“Pika e parë e tekstit të rezolutës nuk ka qenë fare e përfshirë për tekstin e përfshirë  ne tekstin që e kemi dëmtuar. Unë ftoj deputetët që të votojnë kundër ndër të tjera edhe kundër”, tha ai.

Mirëpo, për deklaratat e Krasniqit e Nitajt u kundërpërgjigj Glauk Konjufca.

“Unë mendoj se është pafytyrësi me më akuzu për diçka çka kom bo. Unë në fillim tregova që ky tekst është harmonizu me tri grupet parlamentare që janë pajtu nuk ju përmenda juve. Nuk i bie që është kontrabandim”, theksoi Konjufca./Lajmi.net/