Dështoi në tentimin e parë, por jo edhe në të dytin: Pamje të shkatërrimit të stadiumit në SHBA (Video)

Edhe pse u desh që të vendosej për herë të dytë nën presionin e eksplozivëve, stadiumi në Pontiac, Michigan, më në fund është shkatërruar.

Fun

05/12/2017 21:36

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një tentim të parë të dështuar të shkatërrimit të stadiumit me eksploziv.

Gjithsesi, në tentimin e dytë thuhet se stadiumi – shtëpia e mëparshme e ‘Lions Detroit’ – që ka kapacitet prej rreth 80 mijë vendeve është shkatërruar tërësisht. /Telegrafi/