Dëshmitari belg për mishin në Kosovë: Gjaku që rridhte kishte ngjyrë të gjelbër

Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar debati parlamentar në lidhje me skandalin e mishit të prishur, i cili ishte importuar nga Belgjika

Lajme

18/04/2018 12:52

Në fjalën e tij, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka treguar një pjesë të dëshmisë së një dëshmitari belg, i cili ka dëshmuar në hetimet që shteti i Belgjikës po bën në lidhje me këtë skandal.

Deputeti Rexhaj ka cituar dëshmitarin, i cili kishte thënë se “në mishin që u importua në Kosovë, gjaku që rridhte nuk e kishte ngjyrën e kuqe por të gjelbër”.

Muaj më parë në Kosovë shpërtheu skandali i mishit të prishur i cili ishte deri në 12 vjet i vjetër. Qindra kilogramë mish i prishur u gjetën në marketet tona e përveç kësaj edhe gjendje skandaloze në depot e tyre, ku u gjetën edhe minj të ngordhur.