Dëshironi të lini duhanin? Soda e bukës do t’ju ndihmojë

Soda e bukës është e sugjeruar si ilaç për të ndihmuar në lënien e duhanit nga Richard Webster dhe ekspertë tjerë të kësaj fushe, pasi efektet e saj janë të menjëhershme.

Lifestyle

25/05/2016 05:10

Për ta bërë këtë, thjesht vendosni një sasi modeste të sodës së bukës në gjuhë, kurdo që ndjeni nevojën të pini duhan, transmeton Telegrafi.

Ose një lugë gjelle sodë buke e përzieni me një gotë ujë dhe e pini, dy herë në ditë në javën e parë, pastaj një herë në ditë gjatë javës së dytë.

Këtë metodë provojeni për disa javë, pastaj ndalojeni në momentin që keni ndaluar edhe lënien e duhanit. Kini kujdes, pasi sasia e madhe e sodës së bukës nuk është e mirë për veshkat.