Dërgonin klandestinë në SHBA, 16 shqiptarë në pranga

Policia e Tiranës ka goditur pasditen e së hënës një organizatë kriminale, që trafikonte emigrantë klandestinë drejt Shteteve të Bashkuara.

Lajme

12/05/2014 22:07

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga kanë rënë 16 persona, një pjesë e të cilëve janë arrestuar në Tiranë, ndërsa të tjerët në qytete të ndryshme të vendit.

Operacioni është ekzekutuar të hënën pas një procesi hetimor të kryer nga prokuroria e kryeqytetit në bashkëpunim me policinë, saktësojnë burimet.

Nga hetimet është zbuluar se drejtuesit e grupit kriminal merrnin shuma të mëdha parash në këmbim të emigrimit ilegal të qytetarëve për në SHBA.