Deputetja ushqen me gji vajzën e saj në Parlament (Foto)

Një fotografi e një nëne duke e ushqyer me gji vajzën e saj në Parlament është bërë hit në rrjetet sociale.

Fun

24/07/2015 11:34

Përveç kësaj, ajo është deputete në Parlamentin e Argjentinës, e cila po merrte pjesë në një seancë parlamentare dhe ishte e rrethuar nga kolegët e saj në kohën kur po e ushqente të bijën.

Fotografia e Victoria Donda Perez duke ushqyer vajzën e saj tetë muajsh është bërë hit në rrjetet sociale, që prej se ishte fotografuar në Pallatin e Kongresit në Buenos Aires këtë muaj, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse shumë njerëz e vlerësuan si të drejtë veprimin e 37-vjeçares për ta ushqyer foshnjën e saj me gji në Parlament, ka pasur shumë të tjerë që kanë reaguar duke thënë se veprimet e saj ishin të papërshtatshme. (Lajmi.net)