Deputetja Albulena Haxhiu – Lutfi Hazirit: Je ti o qelbësirë…

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ashpër kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, pas deklaratave të këtij të fundit në RTK.

Lajme

23/10/2015 21:40

Ajo e ka fajësuar Hazirin për decentralizimin, i cili sipas saj e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje.

Haziri në një debat në RTK duke komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se opozita po përdor metoda ruse për të rrëzuar institucionet.

Komenti i plotë i deputetes Haxhiu:

A po të kujtohet o Lutfi Haziri kur pate thënë “o do ta bëj decentralizimin o do t’ia bëj varrin vetes”! Ja çfarë na solli decentralizimi yt në baza etnike! Je ti o qelbësirë që në paqe e fale 1/3 e territorit të Anamoravës! /lajmi.net