Deputetja Albulena Haxhiu e quan maskara Sabri Hamitin

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme e ka quajtur maskara kryesuesin e seancës Sabri Hamitin për gjuhën e përdorur ndaj saj.

Lajme

16/07/2015 14:55

Hamiti gjatë kryesimit të seancës i ka thënë Haxhiut “Oj zojë mos klith” duke mos ia dhënë fjalën.

“Gjuha e përdorur ndaj meje është gjuhë e urrejtjes gjuhë fyese dhe një njeri të tillë nuk mund ta quaj ndryshe veç maskara”, ka thënë Haxhiu.

Në konferencë ishin edhe deputetet Teuta Haxhiu nga AAK-ja dhe Shukrie Bytyqi nga Nisma.

Kjo e fundit tha se ata nuk kanë faj se deputetët janë lodhur dhe se Hamiti është bukur në moshë.

“Ata mund të shkojnë të pushojnë por nuk u jep të drejtë t’i kontrabandojnë pikat e rendit të ditës, mos t’u japin të drejtë të flasin deputetëve kur ata kanë të drejtë dhe flasin konform rregullores së punës”, tha Bytyqi.

Ndryshe deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit. /Kosovapress