Deputeti Ramiz Kelmendi në hemodializë, publikohen fotografi nga spitali

Ramiz Kelmendi i LDK’së , ka probleme shëndetësore. Ai tashmë ka hyrë në procesin e dializës. Siç duket deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK’së ka probleme me veshkat.

Lajme

20/03/2018 18:00

Kelmendi në këto momente është duke i marrë terapitë.

Ai në një deklaratë për mediat, tha se shëndeti i tij është stabil, por që për momentin duhet vazhduar terapitë e hemodializës.

Ndërkohë, deputeti Ramiz Kelmendi ka treguar sonte se nuk do e votoj demarkacionin me Malin e Zi pasi është kërcënuar ai dhe familja e tij.

“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes”, tha Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“I kanë çuar për të më thënë, edhe anëtarëve të familjes, se nëse babai yt voton demarkacionin, ki parasysh ku do të jesh ti”, theksoi ai.

Kelmendi nuk u beson organeve të drejtësisë, prandaj nuk pranoi të tregoj se kush e ka kërcënuar. /Express