Deputeti Ismaili – vajzës së Rugovës: Lulet që t’i dha Thaçi futi në b…thë!

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili nuk ka të ndaluar.

Lajme

26/02/2016 23:10

Kësaj radhe fjalë të rënda me deputetët e LDK-së, vajzën e ish presidentit Rugova, Teuta Rugovën.

Asaj, Hashim Thaçi sot ia dha lulet të cila ia dhanë pasi që u votua për President, e për këto lule Ismaili po mundohet ta mësoj Rugovën se çfarë duhet bërë.

Ismaili sigurisht që e rëndoi me disa fjalë duke i ‘treguar’ çfarë të bëjë me lulet, e në fund i tha që t’i fut në b..thë!

“Qato lula, Teutë, a do me ia çue te varri, a do me i marrë te shpija me i shti n’vazne e me i admirue krejt shpija, apo do me ia falë naj lokes së ngratë lypëse në rrugë, e cila as buk s’ka me hangër, por ti garant mendon se po e ban të lumtun?

Me m’ngue mue, i shtin n’bothë!”, ka shkruar ai.

Por, përveç që nuk ka pasur ende ndonjë reagim për këtë lloj ofendimi, ka nga gratë  shoqërisë civile që e kanë lavdëruar Ismailin.

Është Eli Gashi nga KOSID, një nga personat që ka përkrahu opozitën edhe në protestat e tyre që i ka shkruar “Fis je i paparë”.