Deputeti i VV-së përleshet me sigurimin e Kuvendit /FOTO

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas hedhjes së gazit lotsjellës, janë përplasur me sigurimin e Kuvendit të Kosovës. Sigurimi ka tentuar të nxjerrë jashtë deputetin Sali Zyba, ndërsa ai ka rezistuar.

Lajme

21/03/2018 13:41

 

Në Kuvend është hedhur sërish gazi lotsjellës. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar 10 minuta pauzë. Nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca ku pritet të hidhet në votim Demarkacioni.

Mësohet se Sali Zyba e ka hedhur gazin këtë herë.