Deputeti i LDK-së: Na duhen edhe katër vota për rrëzimin e qeverisë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, tha në IMAZH të RTK-së se deri tash i kanë të sigurura 57 vota dhe sipas tij shumë shpejt do të sigurohen edhe 4 të tjera për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme

24/04/2018 19:20

Por mundësinë që Kosova të ketë zgjedhje e mohoi deputeti nga AAK, Blerim Kuçi, sipas të cilit LDK, nuk i ka as 40 vota për të thirrë seancë të jashtëzakonshme.

Megjithatë, Kuçi tha se nëse LDK i ka 57 vota, atëherë ai do të jetë vota e 58 e tyre për ta rrëzuar Qeverinë.

Kuçi e Avdyli debatuan ashpër edhe për tryezën e neserme, e cila është thirrur nga LDK-ja.

Sekretari i AAK-së, tha se ata do të marrin pjesë, por sipas tij ka kontradikta sepse nuk mund të kushtezohen çështjet nacionale me caktim të datës së zgjedhjeve.

Kurse deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deklaroi se nëse nuk arrihet konsenses edhe për caktimin e datës së zgjedhjeve, atëherë opsion i pashmangëshm është mocioni për rrezimin e Qeverisë.