Deputetët serbë as sot nuk janë në seancë

​Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka filluar sot, ka mungesë të deputetëve.

Lajme

22/11/2018 11:17

Në sallë nuk është asnjë deputet nga Lista Serbe, të cilët ditë më parë kanë paralajmëruar se do të jenë grup opozitar pas vendimit që Qeveria mori për rritjen e taksës për mallrat serbe në 10 për qind.

Ndërsa sot ata nuk kanë ardhur fare në seancë, pasi që dje Qeveria mori vendim për rritjen e kësaj takse për 100 për qind.

Ky vendim ka nxitur reagime të mëdha jo vetëm në Serbi, por edhe ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian.