Deputetët në sallë, por ende e paqartë nëse do të fillojë seanca

Ndonëse me vonesë, seanca e jashtëzakonshme mund të fillojë në çdo moment.

Lajme

23/02/2018 10:44

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, disa ministra të kabinetit qeveritarë e disa deputetë të partive politike, janë në sallën e Kuvendit raporton lajmi.net.

Lista Serbe edhe sot mungon në sallën e Kuvendit, e cila zyrtarisht dje ka deklaruar se nuk do të votojnë për demarkacionin.

Shefi i Grupit Parlamentar nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se kanë arritur marrëveshje me PDK-në dhe Nismën për një draft marrëveshje për raportin e Shpejtim Bulliqit, mirëpo AAK nuk po pajtohet.

Seanca është thënë se mund të shtyhet për javën e ardhshme. /Lajmi.net/