Deputetët e LDK-së që fshehën birrat, vendosin: Një gotë “s’është haram” /FOTO

Pasi që i fshehën birrat në qendër të Tiranës, deputetët e LDK-së Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Korab Sejdiu, vendosen që të tregojnë se “nuk është haram” një gotë.

Lajme

14/04/2018 22:36

Faktikisht, treshja e “Brezit të Republikës” i kanë bërë bashkë gotat me verë të bardhë dhe fotografinë e njëjtë e kanë postuar në lajmin që lajmi.net e ka shpërndarë në Facebook.

“Hajde Gëzuar”, ka shkruar deputeti Armend Zemaj duke ia bashkangjitur edhe fotografinë e re.

Deputetët e LDK-së i fshehin birrat mos t’ju duken në foto, plas gallata në rrjetet sociale 
Tre deputetë të LDK-së sot i kanë shijuar rrezet e diellit në Tiranë. Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Korab Sejdiu janë bërë bashkë për një vikend relaksues.
Mirëpo, fotografia e hedhur në Facebook nga Armend Zemaj ka diçka të fshehtë.

E këtë fshehtësi e ka “zbuluar” lajmi.net.

Me këtë fshehtësi ka ironizuar keq Arbana Xharra, këshilltarja e Kadri Veseli.

Deputeti Korab Sejdiu e ka fshehur birrën për mos t’ju dukur në fotografi. Po ashtu edhe Arben Gashi e ka fshehur birrën Paulaner.

“Kqyrni bre “Brezi i Republikes”, demek mos po hupin vota me iu pa birra ne tavoline. Eh me dite Rugova kush eshte ne LDK”, ka shkruar Xharra. /Lajmi.net/

birraa