Dentisti që i ndryshoi jetën njeriut që nuk mund të buzëqeshte kurrë

Kjo është një ngjarje vërtetë frymëzuese.

Fun

18/10/2018 15:45

Dillon Morre vuante nga një sëmundje e tmerrshme e dhëmbëve që prej kur ishte fëmijë, dhe kjo bëri që ai kurrë të mos buzëqeshte, transmeton lajmi.net.

“Unë kurrë nuk kam buzëqeshur në jetën time pa e vendosur dorën te goja”, u shpreh Morre.

Madje ai kurrë nuk ka bërë një foto me fëmijët e tij duke buzëqeshur.

“Unë jam një person shumë argëtues, por asnjëherë nuk kam buzëqeshur pa e vendosur dorën te fytyra ime”, theksoi Morre.

Por kur Dr Kenny, një dentist e pa këtë storie në Facebook, ai vendosi ta ndihmonte atë.

Klinika e Dr Kenny vendosi ti vendoste atij dhëmbë tjerë, në mënyrë që ai të buzëqeshte pa e mbuluar fytyrën.

Morre me plote emocione e tregon këtë ngjare. /Lajmi.net/