Dënohet me 14 vjet burgim burri që theri kryetaren e Këlnit

Një burrë që e theri me thikë në qafë kryetaren e Këlnit, një ditë para se ajo të zgjedhet është dënuar me 14 vjet burgim nën akuzën për tentim vrasje.

Bota

01/07/2016 23:07

Një gjykatë shtetërore në Dusseldorf e shpalli fajtor 45 vjeçarin, Frank S, që tentoi ta vriste Henriette Reker për qëndrimin e saj mikpritës ndaj refugjatëve.

Ai e kishte sulmuar atë në tetorin e vitit të kaluar, në kohën e fluksit të refugjatëve kur Reker ishte në krye sa i përket strehimit të refugjatëve në Këln.

“Ai dëshironte të dërgonte një sinjal kundër politikës së qeverisë për refugjatët. Ai dëshironte të krijonte një klimë të frikës dhe të ndikonte në këto politika”.

“Ai besonte se qeveria gjermane nuk do duhej që të pranonte refugjatë”, është shprehur gjykatësja, Barbara Havliza.