Dënimi i Higuain, lajm i mirë për Ronaldon

Gonzalo Higuain është dënuar me katër ndeshje moslojë, pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Udineses në Serie A.

Sport

05/04/2016 19:16

Suspendimi me katër ndeshje i Gonzalo Higuainit është lajm i mirë për Cristiano Ronaldon.

Portugezi ishte në garë për ngushtë me sulmuesin e Napolit për Këpucën e Artë këtë edicion.

Mungesa prej katër ndeshjesh e Higuainit, do t’i hap rrugë Ronaldos që ta marrë kryesimin dhe ta përfundojë sezonin si golashënuesi më i mirë në Evropë.

Aktualisht Higuain ka shënuar 30 gola, ndërsa Ronaldo e ka një më pak, kur kanë mbetur edhe 7 xhiro deri në fund.