Dembelë apo të zgjuar? (Foto)

Në shikim të parë personazhet në fotografitë e postuara më poshtë mund t’ju duken si dembelë të paparë, por në fakt ata janë shfaqur shumë kreativ në lehtësimin e mënyrës së jetesës.

Fun

28/02/2017 02:43

Playbuzz ka përpiluar një fotogaleri më fotografi të shkrepura në momente interesante por edhe gazmore, në të cilat shihen shumë të rinj duke shfrytëzuar “pajisjet” që i kanë shpikur për t’ia lehtësuar vetes jetën, transmeton Telegrafi.

Një i ri nga përtesa e madhe për ta vendosur televizorin mbi komodinë, e kishte vënë në tokë dhe ishte shtrirë pranë tij në mënyrë që ta sheh më mirë filmin apo dokumentarin e tij të preferuar.

Ndërkaq në një foto tjetër një i ri kishte shfrytëzuar veturën për ta dërguar koshin e mbeturinave në vendin e vet, duke e tërhequr zvarrë.