Demarkacioni me Malin e Zi nesër në Komisionin për Punë të Jashtme

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër fillon sesionin e ri me mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme

14/01/2018 09:08

Mbledhja do të mbahet në orën 9:30, kurse kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, gjatë javës ka paralajmëruar se komisioni do ta procedojë për shqyrtim në Kuvend, pa bërë rekomandime për deputetët nëse duhet ta votojnë ose jo Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Përndryshe, Kuvendi njoftoi se të hënën do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë, por më vonë u njoftua se ajo do të mbahet të mërkurën.