Demagogjia e AAK-së dhe Nisma-s: Dikur donin ta bënin president, sot i thonë ministër i Rrahman Morinës

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për të zgjedhur presidentin, deputetët opozitarë, në veçanti ata nga AAK dhe Nisma për Kosovën, gjatë fjalimeve të tyre, kryeministrit Isa Mustafa, iu drejtuar me fjalët duke e quajtur ministër të Rrahman Morinës.

Lajme

26/02/2016 13:23

E para ishte shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila e pyeti kryeministrin Mustafa, nëse në kohën e Rrahman Morinës kishte më shumë policë gjatë seancave të Kuvendit më shumë se sa sot.

Në formë të njejtë pak a shumë iu drejtua edhe Zafir Berisha i Nisma për Kosovën, i cili gjatë kundërshtimit të tij për zgjedhjen e Thaçit president, kryeministrin Mustafa e quajti ministër të ish bashkëpunëtorit të Sllobodan Millosheviqit.

Por, jo shumë kohë më parë, pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2014, pikërisht AAK dhe Nisma, kishin nënshkruar marrëveshje koaliconi me LDK-në, ku ishin pajtuar që Isa Mustafën, të cilin sot e quajnë ministër të Rrahman Morinës, ta zgjedhin president të Republikës së Kosovës.

a