Dele, qengja, dhi e keca kontrabandë në Viti

Dele, qengja, dhi e keca janë konfiskuar nga Policia e Kosovës sot në rajonin e Komunës së Vitisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet hetuese të policisë.

Lajme

20/02/2014 18:23

Në fshatin Kabash të Vitisë njësiti patrullues i Policisë së Kosovës, gjatë një plani operativ ka hasur në kafshë të kontrabanduara nga të dyshuar të panjohur.

Sipas policisë gjatë kontrollit janë gjetur 25 dele, 17 qengja 6 dhi dhe 5 keca.

Në vendin e ngjarjes ka dalë kompania për ruajtjen e kafshëve. Rasti është duke u hetuar nga Policia, raporton rajonipress.