Delawie reagon për turqit e arrestuar: Transparenca dhe sundimi i ligjit janë jetike

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Lajme

30/03/2018 12:54

Delawie në rrjetin social twitter ka shkruar se është duke i përjellur ngjarjet e fundit.

Ka shkruar se transparenca dhe sundimi i ligjit janë jetike për Kosovën.

“Duke i përjcellur nga afër ngjarjet e djeshme. Transparenca dhe angazhimi për një process të rregull,t dhe sundim të ligjit janë jetike”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ndryshe, sot para qeverisë janë duke protestuar familjarët e shtetasve turq.

Pikërisht për këtë çështje, Haradinaj ka shkarkuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e AKI-së. /Lajmi.net/