Delawie në përkrahje të iniciativës kundër kandidatëve të korruptuar #AsUne

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka mbështetur iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë, #AsUne.

Lajme

30/05/2017 17:32

 

Fushata #AsUne nuk do të votoj për kandidatë të korruptuar kishte nisur menjëherë pasi u njoftua për datën e zgjedhjeve. Demokracia në Veprim kishte lansuar këtë fushatë me qëllim të vetëdijesimit të votuesve, që me votën e tyre të mos ua japin edhe një mundësi, kandidatëve që nuk i përfaqësojnë denjësisht.

Tani një fotografi e ambasadorit Delawie me #AsUne është publikuar në rrjetet sociale.

Kjo fushatë është përkrahur edhe nga ambasadori i Britanisë të Madhe, Ruairi O’Connell.