Delawie: Kriza është e sajuar, e opozita dështoi në zgjedhjet e kaluara

Ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg delaëie tha se Kosova është shtet dhe ka mekanizmat e vet prandaj ata janë të gatshëm të ndihmojnë, por jot ë ndërmjetësojnë. Delaëie tha se kjo cfarë po bën opozita ëhstë krizë e sajuar dhe se asnjëherë nuk do të takojë ata që në concept të veprimit kanë dhunën.

Lajme

12/02/2016 18:40

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie deklroi  se ambasada amerikane nuk do të bisedojë me partitë politike që nuk refuzojnë dhunën.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës,  ai tha se zgjedhjet nuk duhet të jenë rezultat i dhunës por i kalendarit kushtetues.

Ambasadori Delawie, duke folur edhe për korrupsionin tha se nuk do të takojë as zyrtarët që janë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Më duhet të them se kjo është një krizë e sajuar. Nuk mendoj se është krizë e vërtetë. Problemi është se opozita që ka dështuar t’i përmbushë synimet e saj në kutitë e votimit para më pak se dy vitesh, po provon tani ta përdorë dhunën për t’i përmbushur qëllimet e saj”, tha ambasadori amerikan.

“ Rrugëdalja më e mirë nga kriza politike është që opozita ta lejojë parlamentin, deputetët e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës ta bëjnë punën e tyre, të mblidhen në parlament dhe të përqendrohen në çështjet e rëndësishme me të cilat përballen qytetarët e Kosovës”.

I pyetur nëse me këto deklarata po e mbështetë qeverinë, kryediplomati amerikan në Kosovë tha se ai mbështetë  demokracinë në Kosovë, dhe qytetarët e Kosovës.

“Mbështes parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet demokratike për të cilat kemi punuar shumë që t’i krijojmë për Kosovën gjatë 16-17 vjetëve të fundit”, tha ai.

“U kundërvihem atyre që provojnë ta shkatërrojnë demokracinë e Kosovës dhe ta shkatërrojnë rrugën e saj drejt institucioneve euroatlantike”.

Delawie tha se pjesëtarët e ambasadës së tij janë të gatshëm të takohen me të gjitha partitë politike që heqin dorë nga dhuna.

“Ne mbajmë kontakte me partitë politike që nuk përfshihen drejtpërdrejt në dhunë. Ne i mbështesim partitë politike demokratike. Nuk jemi të interesuar të bisedojmë me ata që ushtrojnë dhunë”.

Ambasaori amerikan u pyest se si mund të injorohen 27 përqind e deputetëve, port ha se SHBA-të mbeten të gatshme të bisedojnë me të gjitha partitë politike që nuk ushtrojnë dhunë në Kosovë.

“Më duhet të mendoj se afro tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, ata që luftuan dhe u përpoqën që të arrijnë Kosovën që e kemi sot, do të duhej të jenë të gatshëm t’i lënë anash interesat personale dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve që i kanë punësuar ata”.

Delawie tha se prandaj, beson se ka shpresë. “U bëjë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë mënyrë për të ecur përpara”.

I pyetur nëse është I gatshëm të ndërmjetësojë, ambasadori amerikan tha se Kosova është vend sovran e demokratik. “I ka mjetet, i ka njerëzit për t’i zgjidhur problemet politike me të cilat përballet. Nuk mendoj se është e domosdoshme për të huajt si unë, që të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet e Kosovës”.

“Protestat paqësore janë e drejtë thelbësore në demokraci. Është me rëndësi të thuhet se shumë njerëz që protestojnë kanë shqetësime reale e të ligjshme për situatën aktuale dhe duan t’i shprehin ato shqetësime ne mënyrë paqësore. Por, unë tërheq vijën tek dhuna në protestë”./lajmi.net