Delawie kërkon nga Kuvendi emërimin e tre gjyqtarëve të Kushtetueses

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme

25/06/2018 16:02

Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka thënë se politika nuk ka vend në kushtetutë dhe me jo shumë vonesë të emërohen tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese.

“Politika nuk ka vend në kushtetutë. Jo më shumë vonesa: Asambleja duhet të emërojë tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë thelbësore e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë  #Sundimineligjit”, ka shkruar Delawie./Lajmi.net/