Delawie i lumtur me kthimin e Listës Serbe në Kuvend

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i lumtur me vendimin e fundit nga Lista Serbe që të kthehen në Kuvend.

Lajme

27/03/2017 19:50

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter ai ka thënë se është i gëzuar nga ky vendim, që serbët të kthehen në ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net

“I lumtur që shoh Listën Serbe të kthehet në ulëset e tyre në Kuvend”, ka shkruar Delawie në tëwitter.

Slavko Simiq sot ka deklaruar se Lista Serbe ka vendosur të kthehet për të mirën e serbëve në Kosovë. /Lajmi.net/