Deklarim i rrejshëm në Doganë

Oficerët doganorë kapin një autobot me lëndë djegëse në sasi prej 25 litrash lëndë djegëse të deklaruar rrejshëm nga një kompani kosovare.

Lajme

21/11/2013 15:24

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast me derivate të naftës në tentim mashtrimi me qëllim të shmangies së taksave doganore përmes ndryshimit të Kodit tarifor.

Në bazë të Kodit Doganor të Kosovës kjo kompani ka bërë kundërvajtje Doganore duke tentuar t’i shmanget taksave doganore.

Një kompani importues kosovare ka paraqitur në Degën Doganore Podujevë për zhdoganim derivatet e naftës  duke e deklaruar si lëndë djegëse mazut në sasi rreth 25 mijë litra.

Oficerët doganorë pas pranimit të deklaratës kanë vërejtur se përmbajtja e sulfurit është 1.34%, gjë e cila ka ngritur edhe dyshime se përmbajtja e deklaruar (mazut) nuk përputhet me gjendjen faktike të mallrave në autobot”.

“Për këtë arsye kjo maunë është ndalur në terminalin e Podujevës ku dhe janë marrë mostrat  të cilat janë dërguar në laboratorin doganor dhe pas analizave të bëra është vërtetuar se malli i deklaruar si mazut, në fakt klasifikohet në kod tjetër tarifor që duhet ti nënshtrohet taksës së akcizës. Prandaj kompania në fjalë ka tentuar t’i shmanget pagesës së taksës së akcizës me vlerë mbi 10 mije euro”, thuhet në komunikatën e Doganave të Kosovës.