Deklaratë e paturpshme e Jabllanoviqit, shkruan Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu sërish është prononcuar kundër ministrit Aleksandar Jabllanoviq, i cili sot deklaroi se nuk e ka ditur se në Kosovë ka pasur masakra.

Lajme

12/01/2015 23:12

Blerta ka reaguar në Facebook duke e quajtur këtë deklaratë të Jabllanoviqit arrogante dhe të paturpshme.

“Në Kosovë ka pasur krim dhe gjenocid, këtë nuk mund ta mohoj askush! Me arrogancën, me paturpësinë e tij, Jabllanoviq po vazhdon të ofendojë rëndë qytetarët e këtij vendi. Deklarimi i tij se nuk paska dëgjuar asnjëherë për masakrat që janë kryer në Kosovën, veçse mund ta thellojë më tepër urrejtjen dhe mos durimin në mes të komuniteteve.

Secili ministër i Republikës së Kosovës duhet ta njohë dhe ta respektojë të kaluarën e dhimbshme të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar deputetja Blerta Deliu-Kodra.