“Deja vu” për në Rinas, grabitet autoblinda e një banke

Është përsëritur grabitja e makinave të bankës që transportojnë para drejt Rinasit, në Tiranë.

Lajme

09/02/2017 14:23

Këtë të enjte, “viktimë” e një sulmi dhe më pas e një grabitjeje ka rënë makina e një banke të nivelit të dytë, rrugës për në aeroport.

Burime policore bëjnë me dije se makina është grabitur në Qafë Kashar nga një grup personash të armatosur.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autorët kanë grabitur mbi 100 mijë euro. / Top Channel