Deda tregon se pse është “ndarë” nga opozita për MSA-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka vlerësuar se marrëveshja për MSA-në, përkatësisht dokumenti i saj është shumë më i avancuar se sa draftligjet e mëhershme.

Lajme

02/11/2015 13:15

“Të kishte me qenë drafti i parë ose i dyti, unë nuk do ta votoja ligjin për MSA-në. Po them që nuk është dokument ideal, por evoluimi i tij ka qenë pozitiv”, ka thënë Deda në emisioni Info-Box të RTV Dukagjinit.

Dhe sipas tij, kjo është arsyeja se pse ai është “ndarë” nga Opozita.

“Opinioni opozitar apo opinioni antiqeveritar nuk është i gjithi kundër MSA-së dhe unë e përfaqësoj edhe atë”, ka shtuar më tej Deda.