Deda: Po mundohen të na imponojnë një marrëveshje me PAN-in

Ilir Deda, deputeti i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, ka qenë i ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Lajme

12/07/2017 23:21

Nënkryetari i partisë më të re Alternativa ka pohuar se që një muaj ditë po mundohen me na imponuar një marrëveshje që ne po e refuzojmë.

“Ka një muaj që po mundohen të na imponojnë një marrëveshje me PAN-in, por ne jemi unik në qëndrimet tona. Vetëm me kontrabandë mund ta bëjnë qeverinë”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se të gjithë deputetët e koalicionit të LDK-AKR-Alternativa nuk do të ndihmojnë Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër i Kosovës.

“Ne jemi unik dhe 29 prej nesh nuk kemi me shkuar kah PAN-i. Ky është vendim i të gjithë deputetëve”, ka thënë Deda.

Ai më tutje ka thënë se vetëm koalicioni LAA mund ta udhëheqë një qeveri stabile, pasi sipas tij, PAN-i është koalicioni që mund të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale.

“Po flas në mënyrë hipotetike, pasi mesë shumti është spekuluar se nga Gjykata Speciale do të dëmtohet mesë shumti koalicioni PAN”, ka thënë Deda.

Sipas tij, vendit nuk i duhet një qeveri që do ta izolojë vendin dhe premtoi se koalicioni që ai i takon, do ta zhvillojë vendin dhe po ashtu ka raporte më të mira edhe me bashkësinë ndërkombëtare.