Deda për ngjarjet në Kuvend: Mënyrë e gabuar e të bërit opozitarizëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka kritikuar bashkëpartiakët e tij dhe deputetët e dy partive tjera opozitare, AAK dhe Nisma për mënyrën e të bërit opozitarizëm.

Lajme

19/02/2016 16:46

Deda në një intervistë për Klan Kosova, ka mbështetur deklaratat e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie, i cili i quajti të neveritshëm liderët opozitarë.

“Opozita ka zgjedhur mënyrën jo të duhur për të bërë opozitarizëm. Normal që edhe ambasadori amerikan është i pakënaqur”, ka thënë Deda./lajmi.net