Deda: Nuk e di pse opozita nuk e ratifikoi MSA-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, në emisionin Zona B në Klan Kosova, tha se nuke  di se pse deputetët e tjerë opozitarë, vendosën që të mos qëndronin në sallën e Kuvendit, në seancën kur u ratifikuar Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Lajme

03/11/2015 21:23

“Unë nuk e di pse liderët e opozitës kanë vendosur ta marrin atë vendim. I kemi dëgjuar arsyetimet për dialogun me Serbinë dhe për shkak të fusnotës. Por, dialogu me Serbinë mund të kthehet në fitore”, tha Deda, transmeton lajmi.net.

Deda nuk ka marrë pjesë në seancat ku bashkëpartiakët e tij por dhe kolegët e dy partive të tjera opozitare, hodhën gaz lotsjellës .

“Ndoshta është refuzim prej frikës së bllokimit të shtetësisë së Kosovës”, thotë Deda.

Deputeti Deda thotë se Kosova ka probleme sociale, me të cilat duhet të merren deputetët pas tejkalimit të krizës.

“Qytetarët e Kosovës jetojnë në kushte të tmerrshme dhe mendimi i tyre, përditshmëria e tyre është e reduktuar me mbijetesë.”

“Problemet sociale të qytetarëve duhet tu jepet rëndësi vetëm pas arritjes së konsensusit për zgjidhjen e krizës politike”.

I pyetur se a ka gatishmëri në mesin e qytetarëve që të rrëzohet Qeveria, Deda thotë se “ka prej qytetarëve që janë gati për protesta për rrëzimin e qeverisë, të tillë ka anembanë Kosovës”./lajmi.net