Deda-Hoxhajt: Unitetin e keni bërë retorikë politike

Deputeti nga radhët e grupit parlamentar të LDK-së, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Hoxhaj, lidhur me propozimin e tij që të ketë një unitet për mënyrën se si duhet qasur raportit të progresit për Kosovën.

Lajme

20/04/2018 13:59

Ai ka thënë se kjo qeveri unitetin e ka bërë retorikë politike. Deda në ka folur edhe për platformën e dialogut, që sipas tij është në kundërshtim me kërkesat e BE-së.

Deda ka thënë se Hashim Thaçi kurrë nuk do të behet prijës i dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se kjo opozitë nuk do të bie pre e lojërave të koalicionit qeverisës.

Ndërsa, Hoxhaj në replikën e tij, duke folur për çështjen e dialogut, ka thënë se ata kanë një qëllim nga ky proces njohjen reciproke.

Ai ka thënë se ata nuk do të lejojnë më që të ketë dialogu, ku Serbia përpiqet çdo ditë të hap tema të reja./Lajmi.net/