Deda e quan “dokument-diktat” propozimin e Kurtit

"Dokument-diktat", e ka quajtur deputeti Ilir Deda Propozim-deklaratën e paraqitur sot nga lëvizja Vetëvendosje në tryezën e subjekteve politike.

Lajme

25/05/2018 19:17

Një kualifikim të tillë Deda e ka bërë në rrjetet sociale, pasi deputetë të Vetëvendosjes paraprakisht kanë komentuar duke thënë se ai nuk lejoi që deklarata ku pritej nënshkrimi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt ose që me votëbesim ta dëshmojë se mund të qeverisë, e ndaloi të kalojë te subjektet e radhës.

“Ja edhe unë po reagoj ndaj “kundër-reagimeve”.

Për Albulenën: Letra qëndroi te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim, ndërsa pse nuk pat interesim të nënshkruhet nga partitë politike dokumenti-diktat nuk është pyetje për mua. Fakt lehtë i verifikueshëm nga mediat – të gjitha ishin prezente.

Për Zyrën e Presidentit: sa që humbni kohë të shpikni inate personale, lexojeni edhe njëherë Komentarin e Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson Thaçin – apo cilindo që mund të ishte President i Kosovës – të negociojë me Serbinë pa mandat të qartë të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deda.

Lexoni edhe:

Debate të ashpra dhe pa koncensus, partitë nuk pajtohen me deklaratën e VV-së për zgjedhjet