Deco i pensionuar, dënohet për doping

Ish ylli i Barcelonës dhe Chelseas, Deco është dënuar për një vit nga futbolli për doping ka vendosur Gjykata Supreme për Sport, në Brazil. Ish ylli portugez doli pozitiv për një substancë të ndaluar në mars. Por, vendimi nuk pritet të ndikojë tek ai sepse 36-vjeçari ka njoftuar për pensionimin e tij në gusht. Deco…

Sport

27/09/2013 10:00

Ish ylli i Barcelonës dhe Chelseas, Deco është dënuar për një vit nga futbolli për doping ka vendosur Gjykata Supreme për Sport, në Brazil.

Ish ylli portugez doli pozitiv për një substancë të ndaluar në mars. Por, vendimi nuk pritet të ndikojë tek ai sepse 36-vjeçari ka njoftuar për pensionimin e tij në gusht.

Deco doli në skenë te Porto ku kaloi pesë sezone mes 1999 dhe 2004 duke fituar Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Jose Mourinhos. Më pas iu bashkua Barcelonës ku fitoi një tjetër kurorë kontinentale si dhe dy tituj të La Ligës, para transferimit te Chelsea më 2008 ku kaloi dy stinorë.

Mesfushori i natyralizuar u rikthye në vendlindjen e tij te Fluminense më 2010 por u pensionua gjatë verës së shkuar, para vendimit për doping.