Davutoglu: Ballkani varet nga stabiliteti i Maqedonisë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu e ka quajtur Maqedoninë si zemër të gjithë Ballkanit.

Lajme

23/12/2014 16:04

Davutoglu këto komente i ka bërë gjatë vizitës së sotshme në Maqedoni, ku këtë deklaratë të tijë e ka arsyetuar me përbërjen shumë etnike dhe fetare të këtij shteti.

Kryeministri turk gjatë vizitës në Shkup, është takuar me homologun e tij maqedonas, Nikola Gruevski, ku ka biseduar edhe për raportet në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimit ekonomik.

Në paraqitjen e tyre për media, Davutoglu ka thënë se rajoni i Ballkanit do të qetësohet, atëherë kur Maqedonia do të jetë stabile.

“Maqedonia është zemra e Ballkanit. Kjo jo vetëm për pozitën e saj gjeografike, por edhe popullatën shumë etnike dhe fetare. Për këtë arsye, nëse Maqedonia do të stabilizohet, atëherë do të ketë stabilitet në tërë Ballkanin”, ka thënë Davutoglu.