Dashuria ju bën që të shtoni në peshë

Duke filluar nga darkat romantike deri tek netët në shtrat duke shikuar TV, e duke ngrënë ushqime të ndryshme, nuk është çudi që shtohen kilet.

Lifestyle

13/03/2018 21:43

Tani shkencëtarët kanë konfirmuar se të qenit në lidhje me të vërtetë rritë gjasat për shtimin në peshë.

Studiuesit australian kanë ardhur në këtë përfundim pasi kanë analizuar të dhëna nga 15,000 pjesëmarrës për një periudhe dhjetë vjeçare.

Universiteti Qendror Queensland përmes një studimi ka treguar se çiftet kanë më shumë peshë krahasuar me beqarët, edhe pse mbajnë një dietë të shëndetshme.

Stephanie Schoeppe, udhëheqësja e studimit, ka thënë për New Scientist se kjo mund të ndodhë ngase këta persona nuk ndjejnë nevojë për të impresionuar partnerët potencial.