Dardan Sejdiu krahason punën e qeverisjes së Ahmetit me atë Mustafës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu në profilin e tij në “Facebook” ka postuar dy fotografi për të krahasuar punën e qeverisjes së kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti me atë të ish-kryetarit, Isa Mustafa.

Lajme

22/03/2017 10:27

“Një krahasim i vogël por domethënës në mes dy kohërave. Foto e parë një nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në vitin 2013 pas 7 vite qeverisje të Isa Mustafës, dhe foto e dytë kjo Qendër e Mjekësisë Familjare pas 3 vite qeverisje të Shpend A. Ahmeti”, ka shkruar Sejdiu. /Lajmi.net/