Dafina Zeqiri ju këshillon të rrini me këta njerëz

Është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

04/06/2018 18:37

Kështu këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri e cila ka pak kohë që ka bërë debutimin në tregun ndërkombëtar vazhdon të befasojë me postimet e saj, shkruan lajmi net.

Duke qenë aktive në rrjetet sociale më të frekuentuara, këngëtarja 29 vjeçarja publikon imazhe dhe video të llojllojshme, e çka bie në sy janë mesazhet që ia vë fotografive.

Kjo që ka ndarë me mijëra ndjekësit është po ashtu mjaft atraktive teksa nuk shpëton edhe kësaj radhe  pa vënë një përshkrim.

“Qëndro me njerëzit që ju dinë vlerën, nuk ju duhet të keni shumë njerëz për të qenë e lumtur. Vetëm pak prej tyre që ju vlerësojnë për atë që je”, ishte këshilla e Dafinës për 809 mijë ndjekësit.

“Ti e din”, është kënga e fundit që Dafina ka lansuar e cila numëron mbi një milion ndjekës në Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bjm72x7AaYA/?taken-by=dafina.zeqiri