Dadoja abuzonte fëmijën 7 muajsh, por ja çfarë ka bërë qeni i familjes

Ditëve të fundit në Karolina të Jugut është arrestuar një dado pasi kishte keqtrajtuar një fëmijë 7 muajsh.

Fun

12/08/2016 00:46

Familja kishin filluar të dyshonin tek dadoja pasi kishin vërejtur se qeni i tyre po sillej në mënyrë të çuditshme dhe shumë agresive ndaj saj, transmetoj lajmi.net

Dadoja u gjet fajtore pasi një kamerë e fshehur kishte kapur abuzimin e saj verbal dhe fizik ndaj fëmijës 7 muajsh. Ajo do të përballet me 3 vite burgim dhe regjistrim në listën e njerëzve që kanë abuzuar me fëmijë.

Për fat të mirë, qeni i familjes ishte frustruar nga trajtimi që i bënte dadoja fëmijës dhe kishte reaguar ndaj saj.

“Ai ishte shumë agresiv në të, shpesh na është dashur ta ndalim qenin tonë, pasi vërsulej drejt saj”, ja njoftuar familja.

Tregime të tilla si kjo me të vërtetë e tregojnë lidhjen e fortë mes qenit dhe njeriut./lajmi.net