Daci: Thaçi është ende lideri i Kosovës në sytë e botës

Protestat nuk janë zgjidhja e duhur. Opozita duhet të tregojë fuqinë në institucione e jo në rrugë. Kështu ka deklaruar ish - kryeparlamentari dhe kryetar i Lidhjes Demokratike te Dardanisë, Nexhat Daci.

Lajme

23/04/2015 21:12

Daci në emisionin “FORUM” të TV Rrokum ka pasur kritika edhe për qeverisjen e Prishtinës nga Shpend Ahmeti.

Sipas tij, po te ishte kjo qeverisje më e mirë, atëherë kjo kishte me qenë një armë e fortë për opozitën.

Duke folur për bashkëqeverisjen PDK-LDK, Daci tha se këto dy parti po mundohen ta kontrollojnë njëra tjetrën. Sipas tij, këto dy parti nuk i besojnë njera-tjetrës, duke e kritikuar LDK se ka gabuar me koalicionin. Ai tha se marrëveshja që Thaçi të bëhet president është e ngutshme, e mundet edhe të mos realizohet.

Edhe pse Isa Mustafa institucionalisht është lider, Daci theksoi se para botës është Hashim Thaçi lideri i Kosovës. Për tu tejkaluar kjo, sipas tij, kryeministrit i duhet shumë punë.

Krijimin e Gjykatës Speciale Daci e cilëson pasojë të keq qeverisjes së vendit, e dështimit të misioneve ndërkombëtare, përgjegjëse për drejtësinë e sigurinë.