Courtois e injoron keq Francën, ja çfarë ka bërë gjatë finales ndaj Kroacisë

“E kam shikuar finalen, por e kam fikur TV-në në minutën e 94’. Nuk doja që ta shikoja Francën duke festuar fitoren e tyre".

Sport

16/07/2018 13:36

Thibaut Courtois e ka injoruar keq Francën.

Ai tha se e fiku TV-në, pasi nuk dëshironte ta shihte Francën duke festuar, përcjellë “Lajmi.net”.

“E kam shikuar finalen, por e kam fikur TV-në në minutën e 94’. Nuk doja që ta shikoja Francën duke festuar fitoren e tyre”, deklaroi Courtois.

“Shokët e mi më treguan se Modriç e ka fituar titullin e lojtarit më të mirë, dhe pastaj do të zbulohej portieri më i mirë gjatë këtij Botërori. Shokët e mi më thanë se jam unë, menjëherë e ndeza TV-në”.

“Ishte një nder i madh për mua, jam shumë i lumtur që kam bërë shumë pritje për ta ndihmuar skuadrën time. Por nuk ishte më e rëndësishmja, sepse dëshiroja që të shkoja sa më larg që të jetë e mundur”, shtoi ai. /Lajmi.net/